Fenomeni i rrjeteve sociale Tim Payne, më shumë ndjekës ai sesa ka banorë Zelanda e Re
Thomas Tuchel ka vendosur të mos i lërë asgjë rastësisë në tentativën e tij për të bërë Anglinë të fitojë titullin e parë botëror që nga viti 1966. Skuadra është në grumbullim në Florida që nga 1 qershori dhe në fushë në orët më të nxehta për t’u mësuar me temperaturat dhe lagështinë e parashikuar gjatë turneut të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.
Një menaxhim maniakal i stërvitjeve nga ana e tij dhe shumë momente të ekipit për të bërë një grup.Një miqësore me një skuadër të divizionit të katërt të futbollit në SHBA, Miami United për të ekuilibruar minutazhin që secili prej futbollistëvëe do të ketë në këmbë përpara debutimit me Kroacinë të mërkurën e ardhshme. Ka edhe një detaj që stafi i trajnerit gjerman po studion, menaxhimin e ndeshjes pas pauzës për hidratimin, pauza prej 3 minutash që ka vendosur FIFA për të luftuar të nxehtin. Në këtë aspekt, Tuchel dhe stafi i tij po marrin si shembull finalen e madhe të NBA mes Neë York Knicks dhe San Antonio Spurs
TIMEOUT— Sigurisht pauza për të konsumuar ujë nuk do të jetë si pauzat në ndeshjet e basketbollit. Janë pauza të fiksuara gjatë ndeshjes dhe jo ndërprerje të lojës që një trajner mund t’i marrë kur të dojë për të ndërprerë një sulm të kundërshtarëve apo për të sistemuar gjërat në fushë. Pa arritur te masat ekstreme të Mauricio Pochettino që gjatë një pauze për hidratimin në miqësoren me Senegalin nxori laptopin e tij dhe me futbollistët që e rrethonin iu shpjegoi fazën pasardhëse të sfidës.
Tuchel dhe stafi i tij po mendojnë t’i drejtohen një tabele me magnetë, por për t’i përdorur në pauzat e ndeshjes për të ndryshuar kursin e ndeshjes. Dhe për këtë arsye, si në NBA po mendojnë për një seri manovrash që në basketboll quhen Ato(after time out), skema fikse për t’i përdorur pas një pauze për të përfituar diçka në mënyrë të menjëhershme, një kosh i shënuar apo manovër mbrojtëse. Tuchel e di shumë mirë që futbolli nuk është basketboll, por në kujdesin e tij maniakal ndaj detajeve po i shikon edhe ato; ai do që Anglia jo vetëm të mos jetë e papërgatitur pas rikthimit në fushë, por dëshiron që të tijët ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme sidomos në fazën e presingut.
Sigurisht që Tuchel nuk mund të sinjalizojë arbitrin për të ndalur lojën dhe për të folur me lojtarët e tij, siç ndodh në NBA, por me stafin e tij po përgatit një sërë aksionesh për t’i përdorur pas fazave të pauzës për hidratimin. Çdo detaj mund të bëjë diferencën; goditjet standarde që në Premier League këtë sezon kanë qenë vendimtare, lëvizjet e mbrojtjes, presingu dhe identiteti i skuadrës, të mësuarit me nxehtësinë dhe ligështinë. Skemat pas pauzës së hidratimti janë të fundit në listë, objektivi është që Anglia të fitojë Botërorin dhe është më mirë të jesh i përgatitur për gjithçka.
Top Channel