Hotel luksi për të gjithë në Botëror? Mesa duket jo, Holanda proteston, Koeman: Mund të bëhej më mirë
Një ëndërr që u ndoq për 4 vjet me radhë u thye nga burokracia amerikane pas 11 orësh marrje në pyetje dhe disa orëve qëndrimi në qeli. Omar Abdulkadir Artan mund të bënte historinë duke u shndërruar në arbitrin e parë somalez që do të gjykonte një ndeshje botërori.
Por në fund ai u dëbua në Miami për shkak se kishte emër të njëjtë me liderin e një grupi ushtaral somalez dhe kështu u desh të ngushëllohej me pritjen si hero që iu rezervua në Mogadisho kur u kthye në shtëpi.
Një histori kjo që u bë virale për shkak të politikave antiemigracion të administratës Trump me kritika nga e gjithë bota duke përfshirë edhe disa eksponentë të partisë demokratike amerikane mes të cilëve edhe Hillary Clinton.
Gjithçka në rregull-Artan ditën e shtunë mbërriti në Florida për të marrë pjesë në grumbullimin e arbitrave të Botërorit i organizuar nga FIFA që në këtë çështje të shëmtuar nuk mund të bënte pothuajse asgjë. Me të zbritur në Miami, dhe pse ishte i pajisur me vizë të rregullt dhe pasi u mor në pyetje për 11 orë e pasi u dërgua në një qeli, në fundu dëbua nga vendi si të ishte një pako postare.
Kur zbriti në Stamboll, Artan shpjegoi për Neë York Times të gjithë situatën. ‘Jam thjesht një arbitër që po kërkon të jetojë ëndrrën e tij, ëndrrën më të madhe të tij, të isha në Botëror-tha Artan-kisha të gjitha dokumentat në rregull, por jam marrë në pyetje për orë të tëra, u dërgova në burg dhe më pas më dëbuan. Besoj se kanë një problem me vendin tim’
Al Shabab-Somalia në fakt është një prej vendeve që përfshihet në listën e zezë të Trump që në muajin dhjetor përjashtoi emigrantët somalezë duke i përkufizoi ‘plehra’. Dhe ai që ia komplikoi gjërat të shkretit Artan, arbitri më i mirë afrikan vitin e kaluar, ishte omonimia me një lider të grupit militar Al Shabab që ka pushtuat një pjesë të territorit somalez.
‘Më pyetën shumë herë nëse kisha takuar përfaqësues të Al Shabab-vijon rrëfimin e tij Artan-iu shpjegova se nuk dija asgjë për këtë grup militar, se isha në SHBA vetëm për të bërë sa më mirë punën time si arbitër’
Omar Artan, një prej 52 arbitrave të përzgjedhur për Botërorin e këtij viti, mbërriti në vendlindje në mëngjesin e kësaj të mërkure në Mogadisho ku u prit nga shumë gazetarë e simpatizantë. Një ngushëllim i pjesshëm pasi ëndrra e një jete mbetet e thyer.
Top Channel