Magjia e CR7 nuk ka fund! Portugalia gjunjëzon Nigerinë, Cristiano një hap larg rekordit të çmendur
Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës ende nuk ka filluar, por polemikat nuk mungojnë. Një prej protagonistëve është bërë arbitri nga Somalia Omar Artan që u dëbua nga SHBA.
Gjyqtari 34 vjeçar ishte një prej të përzgjedhurve nga FIFA për të gjykuar ndeshje të Botërorit, por politikat e emogracionit të presidentit Donald Trump ia thyen ëndrrën për momentin. Por në orët e fundit është shfaqur një fije shprese për arbitrin senegalez
Dhe është Kanadaja ajo që ia jep këtë fije shprese përmes kreut të rajonit të British Columbia, David Eby i cili u shpreh në rrjetet sociale duke kërkuar një zgjidhje. Pasi mësoi lajmin, kryeministri i këtij rajoni nuk dyshoi t’i zgjasë dorën Omar Artan.
‘Z.Artan do të mirëpritej krahëhapur dhe do të nderohej në British Columbia për gjithçka kaloi dhe për atë që ka arritur deri tani’-shkruante Eby duke shfaqur të gjithë mbështetjen për arbitrin-le të jetë arbitër në Vancouver’
FIFA pohoi se Artan nuk mund të stërvitet dhe as të gjykojë në Botëror dhe se i takon qeverisë që vendit organizator të vendosë se kush mund të hyjë në vend. Sipas ambasadër somaleze në Kenia, Artan iu dha një vizë amerikane javën e kaluar me 34 vjeçarin që u shpall arbitri më i mirë afrikan në 2025. Vancouver do të presë 7 ndeshje të Botërorit, ndërsa Toronto 6. Kështu që gjithçka është në dorë të FIFA. Nëse qeveria e futbollit botëror dëshiron, Artan do të mundë të arbitrojë në Botëror.
Top Channel