Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori. Sulmuesi argjentinas realizoi golin e tij të 911-të në karrierë gjatë fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Islandës në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së Kupës së Botës.

38-vjeçari e nisi takimin nga stoli, por mjaftuan vetëm pak minuta pas aktivizimit në pjesën e dytë për të lënë gjurmë. Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të, duke konfirmuar se është gati për sfidën e madhe që e pret me kampionët e botës në fuqi.

Me këtë gol, kapiteni i Argjentinës ka shkuar në kuotën e 911 golave në 1,156 ndeshje zyrtare, ndërsa vazhdon ndjekjen e shifrës historike prej 1,000 golash. Aktualisht ai ndodhet 89 gola larg këtij objektivi.

Në garën e përjetshme me Cristiano Ronaldon, portugezi mbetet në avantazh me 974 gola të shënuar, por forma e Messit dhe ndeshjet e Kupës së Botës mund ta bëjnë edhe më interesante këtë rivalitet.

Trajneri Lionel Scaloni mori sinjale pozitive nga paraqitja e yllit të tij, ndërsa Argjentina e mbylli fazën përgatitore me optimizëm të plotë, duke treguar se është gati të mbrojë titullin botëror.

Messi numëron 672 gola me Barcelonën, 117 me Argjentinën, 89 me Inter Miami dhe 32 me Paris Saint-Germain, ndërsa ka regjistruar gjithashtu 414 asistime gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Top Channel