Pjesëmarrja e Iranit në Botërorin e Meksikës, SHBA dhe Kanadasë që do të nisë pas më pak se 24 orësh, ende është me pikëpyetje. Drejtuesit e vendit aziatik kanë lëshuar një paralajmërim dhe kërcënojne me braktisjen e ndeshjeve nëse do të ketë protesta kundër Iranit.

Ministri iranian i Sporteve, Ahmad Donyamali, siguroi se kombëtarja iraniane do të braktisë ndeshjet e botërorit nëse shfaqen protesta të tilla kundër drejtuesve të vendit.

‘Kemi informuar FIFA që anëtarët e kombëtares do të braktisin ndeshjen me të dëgjuar kore politike në stadiume-tha Donyamali për portalin Varzesh3.  Pika e dytë që iranianët i kërkuan FIFA ishte që të konsiderohet legal flamuri zyrtar jo ai i mëparshmi ku shfaqen një luan dhe një diell.

Irani do të nisë aventurën e tij në Botëror të martën e ardhshme me sfidën ndaj Zelandës së Re. në 21 qershor do të luajë me Belgjikën për të mbyllur fazën e grupeve në 27 qershor ndaj Egjiptit. Më saktësisht, dy ndeshjet e para Irani do ta luajë në Los Angeles, qytet ku banojnë shumë iranianë që kanë emigruan në vendin amerikanoverior. ndërsa ndeshje me Egjiptin do të luhet në Seattle.

Pjesëmarrja e Iranit në Botëror po eklipsohet nga konflikti që ka nisur mes Iranit dhe SHBA e Izraelit në muajin shkurt. Masa e parë që mori Federata Iraniane e Futbollit ishte spostimi i bazës së skuadrës nga Arizona në Tijuana në Meksikë. Stafi do të udhëtojë drejt SHBA vetëm ditën e ndeshjes.

Top Channel