Nga Brazili 5 herë kampion bote te debutuesit; rezultatet më të mira historike të skuadrave të Botërorit të 2026
Botërori i kësaj vere e ka një histori kurioze. Në 26 maj, influenceri argjentinas, Valen Scarsini postoi në rrjetet sociale një video me synimin që futbollisti më pak i njohur i turneut të marrë një famë botërore dhe bëhej fjalë për futbollistin e kombëtares së Zelandës së Re, Tim Payne.
Futbollisti neozelandez kishte vetëm 4000 ndjekës në Instagram, një shifër kjo e papërfillshme për një futbollist të elitës që luan një Botëror. Por pas vetëm disa javësh dhe falë një komuniteti tifozësh, futbollisti ka arritur në…5.4 milionë ndjekës një shifër kjo që është më e lartë se popullsia e plotë e të gjithë vendit të tij, Zelanda e Re
Mbrojtësi i djathtë 32 vjeçar luan në ëellington Phoenix në kampionatin e vendit të tij dhe këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje duke dhënë 5 asist. Ka një karrierë diskrete ku e vetmja paraqitje e tij në futbollin evropian ka qenë në Blackburn, një etapë që zgjati 2 vjet e gjysmë. Po kështu sipas Transfermarkt, futbollisti neozelandez ka një vlerë të merkatos prej 350 mijë eurosh
Zelanda e Re është në grupin G të Botërorit dhe debutimin do ta bëjë në 16 qershor me Iranin në Los Angeles. në 22 qershor kjo skuadër do të luajë me Egjiptin, ndërsa ndeshjen e fundit në grup do ta luajë në 27 qershor me Belgjikën. ‘Influenceri’ Payne dhe kombëtarja e tij Zelanda e Re do të kërkojnë një kualifikim historin në raundin me eliminim direkt që do të krijonte shumë iluzion në një vend me pak traditë në futboll.
Top Channel