Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin
Një ditëlindje ‘botërore’; Carlo Ancelotti mbushi këtë të mërkurë 67 vjetorin e tij dhe u festua nga futbollistët e kombëtares braziliane.
Në fillimin e seancës stërvitore, trajnerit italian iu dedikua një homazh nga futbollistet e tij që e pritën me duartrokitje teksa trajneri kalonte duke buzëqeshur në korridorin e krijuar nga Seleçao.
Kjo tregon një klimë shumë të qetë dhe të relaksuar te skuadra 5 herë kampione e botës që pas 3 ditësh do të luajë ndeshjen e saj të parë të Botërorit me Marokun në Neë York në mesnatën e 13 dhe 14 qershorit.
Brazili është në Grupin C të Botërorit së bashku me Haitin dhe Skocinë. Për Carlo Ancelottin, ky edicion është Botërori i tij i parë si trajner i një kombëtareje, ndërsa në 1994 në SHBA ai ishte në stafin teknik të Arrigo Sacchit me Italinë që humbi në finale pikërisht kundër Brazilit pas gjuajtjes së 11 metërshave.
Top Channel