Nga Brazili 5 herë kampion bote te debutuesit; rezultatet më të mira historike të skuadrave të Botërorit të 2026
‘Jam i lumtur që Irani është në Botëror dhe krenar për punën e bërë nga skuadra e FIFA që kjo të ishte e mundur’-Kështu u shpreh presidenti i FIFA, Gianni Infantino në konferencën për shtyp në Azteca në prag të fillimit të Botërorit të futbollit të këtij viti.
‘U deshëm të përballeshim me rrethana të veçanta mbi të cilat nuk kishim asnjë ndikim-tha kreu i qeverisë së futbollit boteror-kur shkova të vizitoj muajt e kaluar kombëtaren iraniane në Antalia, dikush më tha se nuk do të mund të vinin në Botëror. Unë iu përgjigja se ishin kualifikuar dhe do të vinin dhe kështu ndodhi. Isha gati të drejtoja unë personalisht autobusin nga Teherani, por nuk ishte e nevojshme; e drejtuan vetë’
Më pas Infantino foli për organizimin e Kupës së Botës duke falenderuar në mënyrë të veçantë presidentin e SHBA, Donald Trump teksa iu përgjigj një pyetje për raportin që ai ka me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
‘Kam një raport të shkëlqyer me të. Jam shumë i kënaqur. E kam njohur gjatë mandatit të tij të parë dhe tani në këtë mandat të dytë po bashkëpunojmë ngushtë-tha Infantino-pa impenjimin dhe përfshirjen e tij, besoj se do të ishte e pamundur organizimi i një botërori në SHBA. Nuk pendohem për këtë Botëror. Nëse doni të më kritikoni, bëjeni. Por ju lutem promovoni faktin që futbolli bashkon botën’
Top Channel