Çmenduri financiare në Botërorin 2026: Skuadrat që kushtojnë miliarda dhe “të varfrit” që vlejnë sa një lojtar
Me kërkesë të FIFA, Haiti do të duhet të ndryshojë fanelën e kombëtares për Kupën e Botës, sepse ajo në versionin aktual ajo përmban një mesazh politik.
Ajo që e konfirmoi ishte kompania përgjegjëse që e krijoi këtë fanelë, Saeta teksa njoftoi për disa modifikime ne dizajnin e fanelës duke qenë se disa elementë të dukshëm mund të interpretoheshin si një mesazh politik.
Çështja lindi për shkak të pranisë në fanelën origjinale një ilustrim i Betejës së Vertieres e zhvilluar në vitin 1803 dhe e fituar nga Haiti kundër forcave të Napoleonit. Bëhet fjalë për një përleshje vendimtare që i dha fund dominimit kolonial francez. Fitorja e forcave haitiane i hapi rrugën pavarësisë së vendit e deklaruar një vit më vonë në 1804.
Haiti ishte vendi i parë i Karaibeve, vendi i parë amerikan që hoqi skllavërinë dhe i vetmi në histori që lindi pas një revolucioni të nisur nga skllevërit.
Prodhuesi i fanelave nuk zbuloi se cilët elementë motivuan nevojën për të bërë modifikimet apo detajet e modifikimeve për versionin final të fanelës. Sido që të jetë, përpjekjet e Haitit për të shprehur identitetin e tij kombëtar dhe shpirtin e tij luftëtar në skenën globale pas 52 vitesh në Kupën e Botës u mposhtën nga kundërshtimet e qeverisë së futbollit botëror.
Top Channel