Prokuroria e Texasit bëri të ditur këtë të martë se ka hapur një hetim kundër FIFA pas disa denoncimeve të para për shitjen e dyshuar mashtruese të biletave të ndeshjeve që janë programuar të luhen në Dallas dhe Houston dhe kjo ndodh kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i kompeticionit.

Përmes një komunikate, autoritetet teksane bënë të ditur se disa persona u mashtruan në lidhje me vendet e  tyre në biletat e blera, gjë që përbën një thyerje të ligjeve komerciale në Texas. Më konkretisht, prokuroria thekson se në një denoncim që kishte marrë, një tifoz kishte paguar  për bileta të kategorisë 1, më e larta me pamje ‘premium’ në fushë, por pas mbylljes së procesit të blerjes, FIFA kishte ndryshuar planimetrinë e vendeve dhe  bileta e tij ishtë në një kategori më të ulët.

Prokuroria theksoi se ka marrë disa ankesa nga konsumatorët që përshkruajnë eksperienca të ngjashme me blerësit e biletave që shohin se i kanë vendet e tyre në zona më pak të dëshiruara në krahasim me ato që kishin blerë në fillim.

Këto  në Teksas iu bashkohen hetimeve të tjera të ngjashme të hapura në Kaliforni dhe Neë York në lidhje me shitjet e biletave të Botërorit.

Procesi i vendosjes së çmimeve të biletave nga ana e FIFA, kostoja e lartë e ndeshjeve dhe mungesa e transparencës së shitjeve ka shkaktuar kritika të forta nga tifozët dhe prokuroritë amerikane. Bileta për finalen e 19 korrrikut që do të luhet në MetLife Stadium të Neë Yorkut, sipas portalit SeatPick.com është mesatarisht 11790 dollarë.

Top Channel