Boterori 2026/ Tunizi-Japoni është tashmë në histori, do të jetë ndeshja e 1000
Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës është gati të ngrejë siparin e tij me yjet e futbollit që kanë nisur tashmë të ëndërrojnë ngritjen e trofeut më të lakmuar në New York. Aty historia do të presë një vend, një skuadër kombëtare, e megjithatë përtej aspektik kolektiv ka edhe sfida të tjera brenda këtij kompeticioni, sfida të mëdha që mund të rishkruajnë historinë e futbollit.
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë dy lojtarë që do të kenë një vëmendje shumë të madhe. Argjentinasi dhe francezi janë dy prej favoritëve për të fituar turneun, por kjo shkon edhe përtej kësaj. Të dy futbollistit mund të arrijnë diçka unike, mund të vendosin një rekord që do t’i bënte goleadorët më të mirë në historinë e botërorëve. Rekordi aktual është 16 gola i vendosur nga Miroslav Klose që vihet në rrezik pikërisht nga Messi dhe Mbappe me këtë të fundit që është 27 vjeç.
Mundësia e fundit e Messit…dhe Mbappe mund ta thyejë
‘Ai i 2026, me shumë mundësi do të jetë botërori im i fundit’-tha Messi në muajt e fundit. Ylli argjentinas është 38 vjeç dhe është drejt mbylljes së karrierës së tij dhe kështu për Messin kjo është mundësia e artë që ai të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve. Me 13 gola të shënuar, argjentinasi është vetëm 3 finalizime larg rekordit të Klose. Por argjentinasi nuk është i vetmi që e kërcënon rekordin e Miroslav Klose. Edhe Kylian Mbappe është në këtë garë. Francezi është në kuotën e 12 golave dhe ka një nuhatje të jashtëzakonshme para portave kundërshtare. Kështu Mbappe që është 27 vjeç ëshrë rivali i madh i Messit. Mbappe është kapiteni i një kombëtareje ndër më të fortat të turneut, siç është Franca dhe rekodi i legjendës gjermane është plotësisht në shënjestër.
Top Channel