Botërori i 2026 do të shkruajë një kapitull të ri në historinë e kompeticionit. Në 20 qershor në Monterrey do të luhet ndeshja mes Tunizisë dhe Japonisë, një sfidë kjo që do të jetë e 1000 në historinë e botërorëve.

Një shifër simbolike kjo për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në botë për kombëtaret që ka pasur edicionin e parë në vitin 1930. Që nga ai moment Botërori ka evoluuar shumë deri sa arriti të shndërrohet në një prej eventeve sportive më të rëndësishme në nivel botëror

Pra, Tunizi-Japoni do të shenjojë një pikë referimi statistikor në rrugëtimin e Kupës së Botës, por do të ketë edhe një rëndësi në aspektin sportiv sepse të dyja skuadrat që janë në Grupin F do të kërkojnë të fitojnë pikë me peshë për kualifikimin në raundin e mëtejshëm.

Ndeshja e 100 në botërorë u zhvillua në edicionin e 1954 në Zvicës, kur Austria mundi Uruguajin 3-1 në finalen për vendin e tretë. Ndeshja e 500 u luajt në 30 qershor në 1994 gjatë Botërorit të SHBA dhe bëhet fjalë për sfidën e Grupit D mes Nigerisë dhe Greqisë e fituar nga skuadra afrikane 2-0.

Top Channel