Edicioni më revolucionar në historinë e futbollit/ Nga grupet te ndeshjet më delikate, gjithçka duhet të dini rreth Botërorit 2026
Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, ka dhënë lajme pozitive për gjendjen e Lamine Yamal dhe Nico Williams, duke konfirmuar se të dy lojtarët pritet të jenë të disponueshëm për ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës 2026 kundër Cape Verde.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Puebla, De la Fuente deklaroi se Yamal, Williams dhe Victor Munoz po respektojnë afatet e rikuperimit dhe gjendja e tyre është shumë e mirë.
“Besoj se të tre do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme. Nëse nuk ka komplikacione gjatë ditëve në vijim, llogarisim që më 15 qershor të jenë në dispozicion të skuadrës”, u shpreh tekniku spanjoll.
Megjithatë, trajneri pranoi se është ende e vështirë të parashikohet nëse dy yjet e sulmit do ta nisin ndeshjen si titullarë.
“Që të jenë në formacionin startues është më e komplikuar. Por mendoj se do të jenë të gatshëm për të luajtur. Nuk e dimë ende sa minuta do të mund të aktivizohen”, shtoi ai.
Yamal dhe Williams vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet muskulore dhe kanë nisur gradualisht stërvitjen me grupin në kampin stërvitor të Spanjës në Chattanooga.
Ndërkohë, Spanja ndodhet në Meksikë, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit miqësore përgatitore ndaj Perusë, përpara debutimit në Botërorin 2026 kundër Kepit të Gjelbër më 15 qershor në Atlanta.
Top Channel