Panik në New York pak ditë nga nisja e Botërorit, 6 persona sulmohen me thikë pranë Madison Square Garden
Pas kolapsit që pësoi gjatë ndeshjes miqësore me Ukrainën, nga Danimarka vijnë lajme të mira në lidhje me gjendjen e Christian Eriksen.
Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të kombëtares daneze, mjeku Morten Boesen bën një përditësim për situatën e mesfushorit.
‘Fola këtë mëngjes me Christian dhe është mirë. Është me familjen e tij dhe është në humor-tha Boesen-mund të dalë shumë shpejt nga spitali dhe të kthehet në shtëpi.
Danimarka është pranë stafit dhe futbollistëve të tjerë që janë të tronditur thellë nga ajo që ndodhi me shokun e tyre të skuadrës në sfidën e së dielës në minutën e 65 kur 34 vjecari preku kraharorin dhe u shemb në tokë: ‘Kujdesemi edhe për ta dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm’
Episodi i ndodhur në sfidën mes Danimarkës dhe Ukrainës në mënyrë të paevitueshme solli në mendje kujtime aspak të bukura, duke na kthyer 5 vjet në kohë në Evropianin e 2021 kur Eriksen pësoi një arrest kardiak në sfidën mes Danimarkës dhe Finlandës.
Në atë kohë, futbollisti u detyrua të vendosë një defribilator në zemër duke u larguar edhe nga Interi duke qenë se në Itali nuk lejohet që të luajnë futbollistët me defribilator.
Top Channel