Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia për Botëror, ngelin të plagosur nëntë persona
Shuhet përfundimisht ëndrra e Botërorit për Wesley.
Futbollisti i Romës nuk do të jetë me Brazilin në kompeticionin madhor që do të nisë pas 4 ditësh për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen miqësore me Egjiptin që u fitua nga Seleçao me rezultatin 2-1.
ëesley iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore nga ku u evidentua një dëmtim në aduktorin e kofshës së majtë, një dëmtim ky që nuk e lejon atë të rikuperohet në kohë për të qenë gati për turneun madhor ku Brazili do të tentojë të kthehet te titulli botëror që do të ishte i 6 për të pas 24 vitesh.
Pas këtij lajmi që askush nuk e deshironte, Federata Braziliane e Futbollit bëri të ditur largimin e Wesley nga lista e Carlo Ancelottit dhe në vend të tij u grumbullua mesfushori i Atalantës, Ederson
Top Channel