Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit
Shpati Kamberaj, 37-vjeçari nga fshati Sevaster, Vlorë, është vetëplagosur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30.
Kamberaj është vetëplagosur me armë gjahu tip çifte. Si pasojë e të shtënës, i është shkaktuar plagë në kofshë dhe pjesërisht në pjesën e ijës nga saçmat, por fatmirësisht pa i prekur arterien kryesore.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, 37-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e gjahut.
Kamberaj, sipas mjekëve, është në gjendje stabile. Pas ndërhyrjes në spitalin e Vlorës, 37-vjeçari gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Nga dëshmitë e para pas ngjarjes, Kamberajn e kanë gjetur të afërmit e tij brenda makinës të plagosur, më pas ai është transportuar në spital.
Policia e Vlorës ende nuk ka dalë me komunikatë. Ndërsa që prej mbrëmjes së kaluar kanë nisur procedurat për hetimin e rrethanave, duke u marrë në pyetje edhe të afërmit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Mbrëmjen e djeshme, shtetasi Sh. K, 37 vjeç, banues në Sevaster, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë gjahu që e mbante pa leje. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Top Channel