Trajneri kroat Sergej Jakirović ka zbuluar se kishte planifikuar të transferonte sulmuesin shqiptar Arbër Hoxha te Hull City, por një embargo transferimesh e bëri të pamundur realizimin e lëvizjes.

Sipas deklaratave të tij për mediat kroate, Jakirović kishte në listën e dëshirave edhe futbollistët Rokas Pukštas dhe Toni Fruk, megjithatë kufizimet e klubit anglez nuk lejuan afrimin e tyre.

Jakirović është shprehur se Hoxha zotëron cilësitë e nevojshme për të pasur sukses në elitën e futbollit anglez, duke e konsideruar atë një lojtar të denjë për Premier League.

Tekniku kroat konfirmoi gjithashtu se Hoxha mbetet një nga emrat që do të diskutohen në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, çka lë të hapur mundësinë që interesimi i Hull City për futbollistin shqiptar të rikthehet në të ardhmen.

Nëse një transferim i tillë do të realizohej, Arbër Hoxha do të kishte mundësinë të afrohej një hap më shumë drejt ëndrrës për të luajtur në Premier League, kampionatin më të ndjekur në botë.

Top Channel