Gjeti saktë 3 kampionët e fundit të Botës/ Formula ekonometrike zbulon fituesin surprizë të Botërorit 2026
Ndeshja që ndau familjen: Désiré Doué sheh vëllain e tij t’i shënojë Francës në prag të Botërorit
Përballja miqësore mes Francës dhe Bregut të Fildishtë nuk dhuroi vetëm gola dhe incidentin e çuditshëm me arbitrin, por edhe një histori jashtëzakonisht të veçantë familjare që po bën xhiron e mediave sportive.
Në qendër të vëmendjes ishin dy vëllezërit Doué, të cilët u gjendën në dy kampe të ndryshme. Mbrojtësi Guéla Doué u shndërrua në heroin e Bregut të Fildishtë, duke shënuar golin vendimtar të përmbysjes së madhe 2-1 ndaj nënkampionëve të botës. Mirëpo, ky moment la një shije të ëmbël dhe të hidhur njëkohësisht në familje.
Yllit të Francës, Désiré Doué, iu desh ta shihte të gjithë skenën nga kahu tjetër, duke parë sesi vëllai i tij i madh mposhti “Gjelat” përpara fillimit të Kupës së Botës. Dinastia Doué vazhdon të prodhojë momente të rëndësishme dhe talent të pastër në futbollin europian, duke vërtetuar se gjenet e tyre janë thjesht të krijuara për skenat e mëdha, qoftë edhe kur fati i vë përballë njëri-tjetrit.
Top Channel