Vuante nga problemet e shëndetit mendor, gjendet i pajetë në dhomën ku po merrte mjekimin 47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg
Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.
Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.
Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.
Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace
Top Channel