Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje Këto janë pamjet me dron të siguruara nga Top Channel që tregojnë stanin në zonën e Lozhanit në Maliq, ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes autorit Violand Braçellari dhe efektivëve të Shqiponjës, ku mbeti i vrarë Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.
Në zonë, në stanin ku fshihej autori dhe kishte bagëtitë, kanë shkuar dhjetëra forca policie, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në një shkëmbim zjarri me efektivët në Maliq autori mbeti i plagosur, ndërsa është transportuar për te trauma për ndihmë mjekësore.
Braçellari ishte i dënuar në 2017 me 10 vite burg në mungesë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel