“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur që efektivi i plagosur të mbetet në gjendje stabël Një incident ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës–Spitallë, ku një autobus urban i linjës së kampusit universitetar u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje, duke shkaktuar panik për pasagjerët, shumica prej tyre studentë.
Fatmirësisht, reagimi i shpejtë i shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, të gjithë personat në autobus kanë dalë pa lëndime.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të motorit, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nga ekspertët.
Në vendngjarje janë kryer verifikimet e para, ndërsa policia po punon për të përcaktuar me saktësi rrethanat e plota të incidentit.
Top Channel