Përplasja e Metës dhe Kryemadhit në gjyq, avokati i ish-Presidentit: Nuk ka pasur ndonjë agravim sa për ta bërë alarmante Momente prekëse janë fiksuar në kamera në kohën kur përcillet me helikopter drejt Traumës efektivit, Edison Adri, për trajtim të specializuar mjekësor.
Vëmendjen e ka marrë një kolegu i policit i cili nuk i mban dot lotët dhe qan me ngashëri. Familjarët e 36-vjeçarit shfaqen gjithashtu të tronditur dhe në lot, duke e përcjellë në një moment të rëndë emocional.
Adri mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë.
Nga ngjarja humbi jetën efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa autori i dyshuar mbeti i plagosur dhe u arrestua.
Gjendja shëndetësore e efektivit të plagosur po ndiqet nga mjekët, ndërsa ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Top Channel