Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? Efektivët shkuan pa jelek antiplumb
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk i kanë kursyer përplasjet në Kuvend. Shehaj akuzon se qeveria është bërë bashkë me Berishën për çështjen e Zvërnecit dhe po bëjnë teatër.
Replika e Ballës ishte se Shehaj nuk mbledh dot as 30 vetë me partinë e tij dhe se ai nuk është askushi që të përfaqësojë qytetarët protestues në Kuvend.
Shehaj: Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në shesh. Ju jeni bashkë me oligarkët natën dhe ditën vini këtu dhe bëni teatrin. Teatrin tuaj nuk e beson më njeri, ju ka dalë boja. Nuk e bëni dot pazarin me ata. Tani jeni bashkë me Saliun, jeni në një mendje. E tentuan teatrin me Saliun sot, por nuk ju ngjit më. Si do ja bëni pa gogolin tani Taulant? Ju duhet një tjetër dhe keni gjetur grekët, rusët e kështu me radhë. Ka mbaruar Taulant, ju duhet zgjidhje, qytetarët e kanë kuptuar që vidhen.
Balla: “Po jam shumë i sigurt se ti, kur e ke provuar, ti nuk ke mbetur 30 veta. Thirre ti një protestë dhe po i mblodhe ti vetë 30 veta! Vjen këtu ti na flet në emër të protestuesve. Tani, se ta marrim vesh kush është pronari i protestës, del ti të thuash: “Unë jam pronari i protestës”. Del Tik Llapa, thotë: “Jam unë pronari i protestës”. Del Arlind SyMadhi, thotë: “Jam unë pronari i protestës”. Tani ta marrim vesh kush është? Protesta është e njerëzve. Aty ka plot djem e vajza të cilët disa protestojnë për pelikanët, shumë e drejtë. Disa protestojnë për çështje tjetër, shumë e drejtë. Ti çfarë dreqin ke? Ti je një hajdut. Ti je një hajdut. Ti je një gjobaxhi që i vihesh bizneseve nga mbrapa dhe i thua bizneseve: “Nuk ta përmend emrin, po më bjer kaq lekë”. I thua televizioneve, i thua ti, ti, ti gjobaxhi, gjobaxhi. I thua televizioneve: “Pse nuk më nxirrni mua në televizor?”. Ti je gjobaxhi. Kaq kam me ty unë”.
Top Channel