Irani, Azmoun mbetet jashtë Boterorit, u la jashtë skuadre për…një foto të postuar në rrjetet sociale
Prania e William Saliba në Botërorin e kësaj vere është gjithnjë e më shumë në fije të perit pas rëndimit të dëmtimit që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve ku ishte titullar. Sipas Foot Mercato, mbrojtësi për momentin nuk është i disponueshëm dhe përsonat pranë tij kanë frikë se ky dëmtim nuk do ta lejojë të udhëtojë për në SHBA.
Nëse do të konfirmohet mungesa e Saliba, për Didider Deschamps do të jetë një problem shumë i madh pasi futbollisti i Arsenalit është një titullar i padiskutueshëm te skuadra nënkampione e borës. Në finalen ndaj Paris Saint Germainit, mbrojtësi zhvilloi një ndeshje të madhe, por luajti mes dhimbjesh për 120 minuta. Edhe pse luajti në gjendjen më të mirë të mundshme, shqetësimet u rënduan dhe për këtë arsye në orët në vazhdim do t’i nënshtrohet disa kontrolleve në Clairefontaine, qendrën stërvitore të kombëtares franceze për të mësuar shkallën e dëmtimit të tij.
Saliba është menduar të jetë titullar në Kupën e Botës, por nëse do të konfirmohet mungesa e tij, Deschamps do të jetë i detyruar ta zëvendësojë me një tjetër qendërmbrojtës ose një mesfushor. Një dush i ftohtë ky si për Francën ashtu edhe për vetë futbollistin që ishte në momentin më të mirë të karrierës së tij.
Top Channel