Djali i heq mbiemrin, por Brad Pitt shfaqet më i lumtur se kurrë me partneren e re
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është martuar me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private të zhvilluar në Londër.
Sipas mediave ndërkombëtare, çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall, i rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë. Dua Lipa u shfaq me një veshje elegante të personalizuar, ndërsa Turner zgjodhi një kostum klasik në ngjyrë blu të errët.
Lajmi vjen pasi artistja kishte konfirmuar fejesën me aktorin në vitin 2025, pas më shumë se një viti lidhje. Dyshja u bë publike si çift në fillim të vitit 2024 dhe që prej asaj kohe kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Raportohet se pas ceremonisë në Londër, çifti pritet të organizojë edhe një festë më të madhe me miq dhe të afërm në Itali.
Top Channel