‘Në 2015 dhashë kontributin në hedhjen e bazave të Kombëtares së Curaçaos. Nëna ime është me origjinë nga ky ishull, e njoh mirë vendin dhe futbollistët. Ky është një kualifikim do të hyjë në histori’-kështu u shpreh ish futbollisti holandez Patrick Kluivert, që tashmë është në pankinën e kombëtares së Indonezisë në një intervistë për rrjetin turk TRT Spor.

Në intervistën e tij, Kluivert tregoi emocionet, krenarinë dhe perspektivën për këtë kualifikim historik në Botëror të Curaçaos, një ishull i Karaibeve me rreth 185 mijë banorë.

‘Kualifikimi është një rezultat i jashtëzakonshëm. Curaçao është një prej vendeve më të vegjël që nuk kishin shkuar kurrë në një Botëror dhe unë jam krenar për gjithçka kanë realizuar-shtoi Patrick Kluivert-askush nuk pret mrekulli, por kjo skuadër do të luftojë me vendosmëri. Kjo është bukuria e futbollit dhe unë jam i lumtur për ta’

I ardhur pas një sfide të tensionuar me Xhamajkën e shënjuar nga një penallti që fillimisht u akordua për kundërshtarët, por që më pas u anulia nga VAR në minutat e fundit, kualifikimi historik i Curaçaos në Botëror është konkluzioni i një projekti teknik ku u vlerësuan futbollistët nga Curaçao që luajnë e jetojnë në Holandë, një projekt i udhëhequr edhe nga eksperienca e Dick Advokaat.

Top Channel