Lukaku te Fenerbahçe drejt mbylljes me sukses, Big Rom thotë ‘po’, Napoli pret lëvizjen vendimtare
Juventusi vijon kërkimet në merkato për një portier të ri, ndërsa pista kryesore mbetet braziliani Alisson Becker.
Megjithatë, transferimi i gardianit të Liverpoolit po duket gjithnjë e më i vështirë, pasi klubi anglez nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga ish-portieri i Romës.
Për këtë arsye, drejtuesit bardhezi kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të tjera për repartin e portës. Mes emrave të përfolur ishte edhe gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili, por në orët e fundit ka fituar terren pista që çon drejt Gjermanisë.
Objektivi i ri i Juventusit raportohet të jetë Alexander Nübel, portieri në pronësi të Bayern Munich, i cili sezonin e fundit shkëlqeu gjatë huazimit te Stuttgart. Gardiani gjerman, i lindur në vitin 1996, shihet si një profil i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë.
Situata e Nübel lidhet edhe me konkurrencën e fortë te Bayern Munich dhe në kombëtaren gjermane, ku ai rrezikon të mbetet sërish në plan të dytë. Rinovimi i mundshëm i Manuel Neuer do t’i reduktonte edhe më shumë hapësirat për të në skuadrën bavareze.
Në këtë skenar, transferimi te Juventusi shihet si një mundësi ideale për portierin, i cili kërkon vazhdimësi dhe një rol protagonist në një klub të madh evropian.
Top Channel