Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Crystal Palace shënoi mbrëmë një moment historik, duke fituar UEFA Conference League për herë të parë në historinë e klubit.
Skuadra nga jugu i Londrës mposhti spanjollët e Rayo Vallecano-s me rezultatin 1-0 në finalen e zhvilluar në Lajpcig, ku Jean-Philippe Mateta realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 51-të. Ky ishte kapitulli i fundit i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Oliver Glasner. Tekniku austriak, pas fitimit historik të “FA Cup” dhe “Community Shield”, po largohet nga klubi duke lënë pas periudhën më të suksesshme në historinë e “Shqiponjave”.
Tani, sytë e të gjithëve janë kthyer nga e ardhmja. Sipas burimeve të besueshme, Andoni Iraola është kandidati kryesor i Crystal Palace për të zëvendësuar Glasner-in dhe drejtuesit po bëjnë gjithçka të mundur për ta bindur trajnerin spanjoll të pranojë postin.
Iraola, i cili po largohet nga Bournemouth-i pas skadimit të kontratës, raportohet se është i gatshëm të pranojë ofertën e londinezëve, duke i dhënë një goditje të papritur merkatos, pasi ka refuzuar edhe interesimin e gjigantëve të Milanit. Triumfi i mbrëmshëm, i cili i siguron Crystal Palace pjesëmarrjen në UEFA Europa League sezonin e ardhshëm, mendohet të ketë qenë argumenti vendimtar që bindi spanjollin të zgjedhë Anglinë para Italisë. Klubi anglez pritet ta bëjë zyrtar emërimin e trajnerit të ri shumë shpejt.
Top Channel