‘E jep vetë përgjigjen’-Kjo është batuta ironike me të cilën ish drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini iu përgjigj duke buzëqeshur gazetarëve që i kërkuan një mendim për fjalët e Gerry Cardinale që e konsideron atë një ‘one man show’ që nuk është në gjendje të bëjë skuadër.

Ish kapiteni kuqezi gjendej në selinë e Sky për ‘Sky Inclusion Days’ ku nënshkroi autografë dhe bëri foto selfie me shumë tifozë që ishin të pranishëm.

Më pas Maldini u pyet për një të ardhme të mundshme në Kombëtaren Italiane, por legjenda e Milanit e dribloi këtë pyetje, ndërkohë që nuk ia mbylli dyert Fenerbahçes pas takimeve që zhvilloi në Stamboll me kandidatin për president të klubit, Hakan Safi një foto që e publikuan të dy së bashku në Instagram.

‘Është një mik, një prej kandidatëve për president, të shohim çfarë do të ndodhë nëse ai do të fitojë-u shpreh Paolo Maldini

 

Top Channel