Kualifikueset e Botërorit 2027 për vajza/ Kombëtarja, zbulohen 23 futbollistet e grumbulluara për ndeshjet e radhës
Takimi mes drejtuesve të Napolit dhe Vincenzo Italiano pati një përfundim pozitiv. Klubi napoletan i ofroi trajnerit një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin e saj edhe për një sezon të tretë me një pagë prej 2.5 milionë eurosh plus bonuse të lidhura me kualifikimin në Ligën e Kampioneve, një propozim që ishte bindës për përfaqësuesit e Italianos.
Po kështu në këtë takim u fol edhe për formatimine skuadrës; kthimin nga huazimi të lojtarëve si Marianucci, Rafa Marin, Lang dhe Lucca, të gjithë të ngelur në klasë nga Conte, për rivlerësimin e skuadrës që Italiano do të ketë në dispozicion dhe buxhetin e merkatos për 3-4 blerje i fiksuar 50-60 milionë euro. Argomenta që u pranuan dhe u miratuan nga përfaqësuesit e trajnerit që kërkuan garanci që të ishte pikërisht Italiano i përzgjedhuri nga Napoli për të pasuar Conte.
Kujtojme se përpara 3 vitesh Italiano ishte në garë për të marrë vendin pas Spallettit dhe në fund u zgjodh Rudi Garcia, garanci që do të jepeshin por këtu hyn në lojë Bologna me drejtuesit e së cilës do të zhvillohet një takim ditën e enjte. Italiano ka edhe 1 vit në kontratën me klubin kuqeblu, por 99% është trajner i Napolit, ajo 1% e mbetur është për Allegrin që është ende në garë, sidomos nëse takimi mes drejtuesve të Bolognas dhe Italianos nuk do të mbyllet me një akord për ndarjen mes tyre.
Allegri deri ditën e hënë ishte i përzgjedhuri i De Laurentiis e madje rezultoi se me ish trajnerin e Milanit ishte arritur edhe një marrëveshje dhe një ofertë prej 5 milionë eurosh. Por në orët e fundit pati një ndryshim të kursit të Napolit në drejtim të Italianos. Nëse ky i fundit do të lirohet nga Bologna, kalimi i tij te Napoli do të zyrtarizohet brenda fundjavës. Për këtë arsye kandidatura e Allegrit nuk përjashtohet totalisht në këtë histori.
Top Channel