Andra Pirlo në Rusi në kohë sulmesh mbi Ukrainën, sportisti i skeletonit Heraskevych: Nga idhull, në i dështuar moral
Lazio po përjeton një moment lamtumirash. Pas Elseid Hysaj, i erdhi radha Pedro Rodriguez të përshëndetet për herë të fundit me tifozët bardhekaltër, ndërkohë që këtë të mërkurë u zyrtarizua edhe mbyllja e bashkëpunimit mes klubit roman dhe trajnerit Maurizio Sarri.
Pedro Rodriguez përmes kanaleve zyrtare të Lazios, falënderoi klubin bardhekaltër për mundësinë që i dha.
‘Të kesh mundësinë të jetosh këtu dhe të luash me Lazon ishte diçka e mrekullueshme, do të mbetet në zemrën time-theksonte Pedro-më vjen keq që nuk pata mundësinë të bëj diçka më shumë, por largohem i kënaqur sepse dhashë gjithçka. Lazio për mua ishte një mundësi. Jam shumë i lumtur që e gjeta këtë skuadër, erdhi në momentin e duhur dhe do ta mbaj gjithmonë në zemrën time’
Më pas spanjolli duke kujtuar të gjithë karrierën e tij, zgjodhi derbin e tij të parë kundër Romës si momentin më domëthënës të eksperiencës së tij me fanelën bardhekaltër
‘Më lanë jashtë, ishte shumë e komplikuar për mua. Doja të luaja një ndeshje të bukur për njerëzit dhe për veten time-shtoi Pedro Rodriguez-shënova, fituam dhe festuam. Ishte diçka personale që më duhej, ishte momenti më domëthënës që përjetova këtu edhe pse ka pasur edhe shumë momente të tjera’
Më pas, duke analizuar karrierën e tij, Pedro pranoi se kishte fatin të bënte një rrugëtim të bukur dhe të fitojë trofe të rëndësishëm si Botërori apo Liga e Kampioneve
‘Në fund të luaja në nivele të tilla ka qenë një privilegj për mua, ishte me të vërtetë një udhëtim i bukur për ta mbyllur më pas këtu te Lazio, një skuadër me shumë histori-tha Pedro Rodriguez-jam shumë i kënaqur, kam pasur një karrierë shumë të bukur dhe kam dhënë gjithçka’.
Dhe në fund, Pedro Rodriguez i dedikoi fjalët më të ëmbla për tifozët e Lazios
‘Tifozët, janë gjëja më e mirë e Lazios. Shpresoj që në të ardhmen mund të gjendet një zgjidhje, tani është një moment i komplikuar dhe i vështirë për t’u menaxhuar mentalisht. I uroj klubit dhe tifozëve që të mund të bëhen sërish bashkë një ditë. Shumë herë do të vij në stadium dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të vijë edhe një trofe, e meritojnë’-përfundoi Pedro Rodriguez.
Top Channel