Alessandro Bastoni është i destinuar të qëndrojë te Interi edhe për një sezon tjetër. Ai që e konfirmoi ishte vetë presidenti i klubit zikaltër, Beppe Marotta në një intervistë për DAZN.

Bastoni ka qenë objektiv i Barcelonës, por klubi katalanas hoqi dorë pasi trajneri Flick dëshiron mbrojtës me karakteristika të ndryshme nga ato të italianit.

‘Unë mendoj se tifozët duhet të flenë të qetë përsa i përket të ardhmes së Bastonit-tha Marotta-Inter në radhë të parë nuk është një klub që dëshiron të shesë. Nëse një lojtar largohet, është ai që duhet të shprehë vullnetin e tij për t’u larguar. Duhet të them se Bastoni nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për t’u larguar. Është i kënaqur këtu, kështu që ne nuk ndjejmë nevojën për ta shitur. Mendoj se do të jetë me ne akoma. Ndaj Juventusit bëri më shumë një gabim instiktiv sesa racional’

Marotta ishte i qartë edhe përsa iu përket synimeve për blerjet e reja.

‘Nuk do të bëjmë revolucion, skuadra ka një shtyllë të fortë, një skelet të formuar mire me futbollistë që janë këtu prej vitesh-vijoi Marotta-them Lautaro, Barella dhe Bastoni, po citoj emra jo rastësisht. Rinovimi me Chivu? Ka një kontratë dhe ne do ta zgjasim, është thjesht një formalitet. Ai meriton edhe një falënderim ekonomik. Ka treguar se është në lartësinë e situatës, një prej trajnerëve më të spikatur në këtë moment në rang kombëtar’.

Më pas Marotta tha edhe një batutë të fundit në lidhje me Interin dhe ëndrrën Champions.

‘E konsideroj të tillë sepse respektoj kundërshtarët-tha Marotta-duam të kthehemi në finale për herë të tretë, shpresoj që futbollistët të më dhurojnë këtë trofe pas 4 finaleve të humbura. Shpredoj që të mund ta ngre atë përpara se të dal në pension. Objektivi për sezonin e ardhshëm është të arrijmë diçka në Evropë. Kur të lë Interin kam ndërmend të qëndroj në botën e futbollit, por në një rol teknik’

Beppe Marotta foli edhe për aventurën te Juventusi dhe për çështjen Ronaldo.

‘Lamtumira u diktua nga vullneti i klubit për të rinovuar bordin e menaxhimit-tha Marotta-Agnelli donte një rol, me vlerësim reciprok, rrugët u ndanë. Nuk isha shumë dakord për operacionin që kishte të bënte me Ronaldon, kam dëgjuar shumë legjenda metropolitane, por nuk u largova për këtë. Ai është një kampion, unë mendoja se ishte një operacion tepër gjigand për ne. Presidenti bëri atë zgjedhje dhe e pranova. Momenti i lamtumirës ishte shumë i trishtë, por isha i sigurt se më hapej një portë e madhe. Pas 24 orësh mora telefonatën e Zhang’

Dhe në fund të intervistës presidenti i Interit foli për Lukakun që në muajt e fundit ka pasur një raport të komplikuar me Napolin.

‘Më vjen keq ta shoh kështu, e kemi humbur nga sytë. Por është diçka  në karakterin e tij. Edhe ne na kishte premtuar se do të kthehej dhe nuk u kthuye më. Është pjesë e limiteve të qenies njerëzore-përfundoi Beppe Marotta.

Top Channel