“Ftesë në 5”/ Balerina Rexhina Çuko rrëfen momentet e vështira gjatë mëmësisë së parë, lufta me depresionin ‘post partum’ dhe…

27/05/2026 17:38

E ftuar në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulo, balerina dhe pedagogia e baletit Rexhina Çuko, rrëfeu mëmësinë e saj të parë.

Mes lotësh, ajo tregoi se nuk i shpëtoi dot depresionit ‘post partum’ dhe momenteve të vështira.

Gjatë bisedës, Rexhina foli edhe për librin e saj që do të sjellë së shpejti:

“Rexhina e vogël me ëndrrën për puantet e baletit dhe shumë sakrifica”, tha ajo.

Balerina tregoi se ishte një moment kur nëna i tha se, nëse donte të vazhdonte ëndrrën, tashmë duhet të vazhdonte vetë, pasi mundësitë e prindërve nuk mjaftonin për të mbuluar shpenzimet.

Mes lotësh, ajo falënderoi prindërit e saj dhe bashkëshortin, i cili tashmë është kthyer në Shqipëri.

Top Channel