Inter, kur flet presidenti Marotta: Bastoni rri me ne, tani duam Champions, ja përse e lashë Juventusin
Pep Guardiola tashmë është e kaluara e Manchester City, por mesazhet e lamtumirës në radhët e Citizens vazhdojnë. I fundit në listë ishte Erling Haaland që deshi t’i hapë zemrën trajnerit katalanas pas 4 sezoneve që punuan së bashku
‘Një trajner që nuk rreshti kurrë së na mësuari. Duket si një çmenduri të them këtë, por bëre që madhështia të ndihet normale-shkruante sulmuesi norvegjez në rrjetet sociale-edhe pas tregolëshave, fitoreve dhe trofeve kishte një tjetër leksion, një tjetër sfidë dhe një tjetër nivel për t’u arritur. Ky mentalitet ndryshoi këtë klub përgjithmonë dhe më ndryshoi edhe mua. Do të jetë një nder i përjetshëm që të kem punuar me një ndër më të mirët. Faleminderit për gjithçka, boss’.
Fjalë këto shumë të ndjera nga ana e një Erling Haaland që shumë shpejt i largoi dyshimet mbi të në momentin kur u transferua te Citizens nga Borussia Dortmund teksa u fol se Guardiola nuk dinte të punonte me qendërsulmues të mirëfilltë. Erdhi dhe në sezonin e tij të parë, Manchester City fitoi tripletën me 52 gola të norvegjezit në 53 ndeshje. Po kështu theu rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon të Premier League, me 36.
Që nga ai moment Erling Haaland nuk bëri gjë tjetër veçse ka shënuar. Në këto 4 sezone me Guardiolën në pankinë, norvegjezi ka 162 gola të shënuar. Por jo vetëm kaq, Haaland është sulmuesi që ka shënuar më shumë gola gjatë 10 viteve të qëndrimit të Guardiolës në stol dhe njëkohësisht është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Manchester City pas Kun Agueros.
A coach who never stopped teaching. It sounds crazy to say this, but you made greatness feel normal. Even after hat-tricks, wins and trophies, there was always another lesson, another challenge and another level to reach. That mentality changed this club forever and changed me… pic.twitter.com/GailfItbii
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) May 27, 2026
Top Channel