Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Lushnje, myfti Gramos Blliku: Solidaritet dhe rëndësia e sakrificës e harmonisë brenda komunitetit
27/05/2026 08:35
Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qytetin e Lushnjës qindra besimtarë myslimanë kanë festuar sot Ditën e Kurban Bajramit.
Falja e namazit të Bajramit është kryer në sheshin qendror të qytetit, ku besimtarët janë bashkuar në lutje për paqe, mirësi dhe mbarësi në familjet e tyre.
Pas përfundimit të faljes, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse Myftiu i Lushnjës, Gramos Blliku.
Në mesazhin e tij, Myftiu Blliku vuri theksin te solidariteti, ndihma ndaj njerëzve në nevojë dhe rëndësia e sakrificës e harmonisë brenda komunitetit.
Top Channel