E rëndë në Itali, babai godet dy herë me thikë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vrasë veten
Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, të cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap, Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë të paidentifikuar drejt Detit të Verdhë.
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se po analizojnë detajet e lëshimit.
Ky incident vjen pas ngjarjes së 19 prillit, kur Koreja e Veriut lëshoi disa raketa me rreze të shkurtër veprimi, në atë që media shtetërore e përshkroi si një demonstrim të kokave bërthamore me thërrmija.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, është përqendruar në zgjerimin e arsenalit bërthamor dhe raketor që prej dështimit të diplomacisë bërthamore me Presidentin amerikan Donald Trump në vitin 2019.
Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të rifilluar bisedimet me Kim, por Pheniani deri më tani ka injoruar këto propozime dhe i ka kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqë dorë nga kërkesat për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut si parakusht për negociata.
Top Channel