Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën e mediave për të transmetuar drejtpërdrejt procesin penal ku Erion Veliaj është i pandehur dhe po gjykohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Siç argumentoi relatorja Elsa Ulliri, kërkesa refuzohet për të mos cenuar mbarëvajtjen e procesit, por edhe sepse në proces do të ketë dëshmitarë.
Ky vendim u dha në seancën e parë të gjykimit ndaj Erion Veliajt, çështja e të cilit është kthyer nga fillimi pas kërkesës së 11 të pandehurve të tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar.
Kjo solli veçimin e 19 të akuzuarve të tjerë, mes tyre edhe kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij, të cilët synojnë gjykim të zakonshëm, pra shqyrtim të çdo shkrese dhe dëgjim dëshmitarësh.
Në seancë mungonte Erion Veliaj, ndonëse ai përfaqësohej nga Plarent Ndreca. Por procesi u shty pasi mungonin pesë të pandehur të tjerë dhe mbrojtësit e tyre, ndaj seanca e radhës u caktua në datën 10 qershor.
Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon zëvendësim mase.
Për 11 të tjerët që u ndanë, seanca do të jetë në datën 3 qershor dhe, për shkak se procesi është me gjykim të shkurtuar, pritet që SPAK të shpallë konkluzionet.
Top Channel