Mbahet në Tiranë protesta e 17-të para Kryeministrisë/ Fjalimet u lihen të rinjve, sulmohet komisionerja e BE-së: U bë Narta kos, garancitë s’pinë ujë
Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve po kryejnë kontrolle blic në Fushë-Krujë.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, forca të nisura nga Tirana me urdhër të drejtorit të përgjithshëm po kryejnë kontroll të imtësishëm në këtë burg për sende të ndaluara.
Operacionalja ka pak minuta që kanë hyrë në burgun e Fushë-Krujës.
Prej javësh, burgjet po kontrollohen befasisht ditë pas dite, duke zbuluar telefona, shishe me alkool dhe doza droge.
Në një reagim në rrjetet sociaale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shkruan:
Vijojnë kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë Krujë
Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, mbrëmjen e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Dejtues i Lartë Paulin Rajta, ushtruan kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, përfshirë regjimin e brendshëm, observimin dhe brezin e butë të sigurisë.
Gjatë kontrollit në brezin e butë midis Godinës A dhe ambienteve të observimit u konstatua një aparat celular tip Samsung, një fishe karikimi dhe një palë kufje, të fshehura brenda një çorapeje.
Materialet e konstatuara iu referuan strukturave përgjegjëse për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave.
Top Channel