I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar

26/05/2026 10:00

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve në Madrid, është lokalizuar dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç.

Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Top Channel