Hoqi dorë nga përfaqësimi i Kosovës për t’iu bashkuar Shqipërisë, kush është talenti që u thirr nga Kombëtarja Shpresa

26/05/2026 12:37

Mesfushori ofensiv Blerton Isufi ka vendosur të përfaqësojë Shqipëria në nivel kombëtaresh, duke lënë pas mundësinë për të luajtur me Kosova.

20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi për Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro.

I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë kosovare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e moshave të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Top Channel