Me 7 thika, 2 dorëza hekuri dhe spraj me piper, arrestohet në Igumenicë “Lara Croft” 08/11 22:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 12-vjeçar u qëllua dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Napoli nga babai i tij.
Siç bëjnë me dije mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje në familje, me tehun e thikës që depërtoi në mushkëritë e të miturit.
Pasi e kishte goditur të birin me thikë, burri më pas u përpoq t’i merrte jetën vetes duke e qëlluar veten në fyt dhe në fytyrë me thikë.
Nëna e 12-vjeçarit thuhet se është plagosur gjithashtu në dorë.
Babai dhe djali u shtruan në Spitalin Veçhio Pellegrini në gjendje kritike.
Top Channel