Rekord i temperaturave të larta në Europë, raportohet për shtatë viktima nga i nxehti në Francë
Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një vale të re sulmesh në të gjithë Libanin, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të intensifikojë ofensivën kundër Hezbollah.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë goditur mbi 100 objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa dhe zona të tjera të Libanit.
Mediat lokale raportojnë për të paktën 12 viktima në fshatin Mashghara.
Nga ana tjetër, Hezbollahu deklaroi se është kundërpërgjigjur me 22 sulme me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake izraelite.
Izraeli ka lëshuar gjithashtu urdhër evakuimi për qytetin jugor të Nabatieh. Në një deklaratë video, Netanyahu tha se ushtria është urdhëruar t’i japë Hezbollahut “një goditje shkatërruese”, duke pretenduar se mbi 600 militantë janë eliminuar javët e fundit.
Ndërkohë, presidenti libanez Joseph Aoun ka kërkuar tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga jugu i Libanit.
Pavarësisht armëpushimit 45-ditor të arritur më herët këtë muaj, përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë vijuar, duke shkaktuar qindra viktima dhe mbi një milion të zhvendosur në Liban.
Top Channel