Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht nga kjo botë

26/05/2026 14:57

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes tragjike nga jeta të nxënësit të saj, vogëlushit Algit, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një makinë një ditë më parë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, stafi pedagogjik ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e fëmijës, duke e cilësuar atë si një “engjëll të vogël” që u largua shumë herët nga kjo botë.

“Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga shkolla.

Stafi i shkollës ka shprehur ngushëllimet për familjen e vogëlushit, duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre në këtë moment të rëndë.

Top Channel