Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me një kamion dhe del nga shinat, 1 viktimë dhe 18 të plagosur

26/05/2026 07:36

1 person humbi jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në një përplasje midis një kamioni dhe një treni pasagjerësh në Poloninë perëndimore, raportoi Agjencia Polake e Lajmeve (PAP).

Aksidenti ndodhi pasdite e ditës së djeshme në një kalim hekurudhor të pambrojtur në rajonin Garbatka, rreth 50 kilometra në veri të Poznanit.

“Kamioni nuk frenoi para kalimit hekurudhor dhe u përplas me trenin që po kalonte”, tha Ministri Polak i Infrastrukturës Dariusz Klimczak në një postim në X.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se kamioni shpërtheu në flakë dhe shoferi i tij humbi jetën. Disa vagona treni dolën nga shinat dhe 18 pasagjerë u plagosën, sipas autoriteteve.

Top Channel