Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vjeçarin që lëvizte me motor
26/05/2026 16:33
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku viktimë ka mbetur një 21-vjeçar.
Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel