Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 16-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani
Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Ali Demit, pasi një zjarr ka rënë në një prej pallateve të një kompleksi banimi.
Sipas dyshimeve paraprake, flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Për pasojë, ambientet e brendshme janë mbushur me tym të dendur, duke krijuar rrezik për jetën e banorëve.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa priten verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
“Rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel