Kërkimet për Eglant Koçin, gjendet një turp i pajetë në Ibë të Elbasanit, dyshohet se i përket 34-vjeçarit Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata kushtetuese foli për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, duke shfuqizuar masën e 8 korrikut 2025 që e la në burg dhe duke e konsideruar të papranueshme me kushtetutën. Por gjykata kushtetuese ia kaloi topin gjykatës së lartë për të shqyrtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranes.
Konkretisht, Gjykata e Lartë ka detyrë të shprehet mbi masën e arrestit në burg nëse është ajo joproporcionale dhe nëse i është shkelur apo jo Veliajt e drejta për të qenë në detyrë.
Gjykata kushtetuese vlerëson se duhet të jetë gjykata e lartë të shprehet dhe ti japë përgjigje kërkesave të rekursit Veliaj se përse nuk dha masë më të lehtë dhe të arsyetojë po ashtu edhe çështjen e propocionalitetit për detyrën.
Çka duket se nga vendimi unifikues i katër majit që orienton gjyqësorin i takon po gjykatës së lartë ta bëjë detyrën e para në raport me masat e sigurimit personal në këtë rast të Erion Veliaj gjithsesi gjyqtarët kushtetues e kanë lënë një drite jeshile hapur për Veliajn.
Ky vendim u dha me shumicë votash duke lënë të hapur por ende pa përgjigje gjithsesi kërkesat e kryebashkiakut, të cilave tashmë i lihen gjykatës së lartë.
Kushtetuesja shqyrtoi edhe pretendimin për cenimin e dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë për kafazin e xhamtë duke pranuar kërkesën e Veliajt megjithëse edhe në këtë pikë i lihet detyrë gjykatës së lartë për tu shprehur. Ndërkohë që rrëzoi kërkesën se i ishte shkelur prezumimi i pafajësisë, e po ashtu edhe qëndrimin tjetër se i ishte shkelur e drejta për tu njohur brenda kohës me aktet procedurale
Por ndërkohë kryebashkiaku Veliaj ka bërë edhe një lëvizje tjetër, fill mbasi kolegjet e bashkuara orientuan drejtësinë se duhet të jenë tolerante dhe të mos vendosin vetëm masa burgosje. Por të mbajnë parasysh edhe masat më të buta nga garancia pasurore detyrimi me paraqitje dhe arresti shtëpiak, çka ka sjellë kërkesa të shumta nga të akuzuar të Spak të cilët kërkojnë të lirohen. Ky rekurs i Veliajt qe merr shkas nga vendimi i kolegjeve shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në datën 28 maj.
Të martën në ora dhjetë Erjon Veliaj dhe 18 të tjerë mes tyre dhe bashkëshortja Ajola Xoxa dalin në gjykim themeli para një trupe tjetër gjyqësore të posaçme mbasi kanë zgjedhur shqyrtimin e zakonshëm teksa 11 të pandehur kanë fituar gjykim të shkurtuar dhe do të gjykohen të veçuar në fillim të qershorit. Spak këmbëngul se Veliaj duhet të mbahet në paraburgim, por kryebashkiaku i Tiranës insiston se ka një sërë arsyesh pse duhet liruar, një ndër to edhe një vendim më i hershëm i kushtetueses që nuk pranoi shkarkimin nga detyra të funksionarit lokal.
Top Channel