Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje

25/05/2026 11:17

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se dyshohet për hakmarrje për plagosjen e policit

Anxhelo Kumaraku pak ditë më parë në Shkozë. Në shënjestër ishte Klejdi Spahia, fqinji i Kumarakut.
Lokali është në pronësi të vëllezërve Aldo dhe Ali Lika, të cilët janë shpallur në kërkim.

Top Channel