Republika Demokratike e Kongos do të marrë pjesë rregullisht në Botërorin e kësaj vere, pavarësisht epidemisë së Ebolas që ka prekur vendin.

Ishte vetë Federata e Futbolli(FECOFA)t të këtij vendi që e komunikoi këtë pas një takimi të zhvilluar mes presidentit të institucionit Véron Mosengo-Omba dhe drejtuesve të FIFA

Pas anulimit të grumbullimit në kryeqytetin Kinshasa, skuadra po stërvitet në Belgjikë dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të respektuar protokollin shëndetësor të kërkuar nga qeveria amerikane. FECOFA gjithashtu saktësoi se të gjithë futbollistët e grumbulluar ashtu sikurse edhe pjesa më e madhe e stafit teknik jetojnë dhe luajnë në Evropës, një arsye kjo që e bën rrezikun e marrjes së virusit praktikisht zero.

Përsa i përket anëtarëve të stafit teknik që janë nisur nga Kinshasa për grumbullimin në Belgjikë, ata e kanë lënë vendin në 20 maj dhe do të rrinë të paktën për 21 ditë në Evropë përpara se të udhëtojnë drejt SHBA. Presidenti i FECOFA diskutoi me FIFA edhe për situatën e tifozëve që kanë blerë bileta për ndeshjen e kombëtares por qe nuk janë pajisur me viza për shkak të masave administrative amerikane. FIFA premtoi ekzaminimin e propozimit të rimbursimin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fecofa Rdc (@fecofadrc)

Top Channel