Topi i Botërorit do të jetë me karikim, sinjalizon 500 të dhëna në sekondë dhe ka një bateri që nuk “lodhet” kurrë.
Skenari më i pamundur për t’u imagjinuar deri përpara pak javësh u bë realitet për Milanin, klubi kuqezi kaloi nga lufta për titullin te Europa League.
Humbja në shtëpi kundër Cagliarit dhemb shumë sepse e lë Milanin jashtë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe padyshim që Massimiliano Allegri është i trishtuar. Duke bërë llogaritë, Milanit do t’i mjaftonte edhe një barazimi duke qenë se derbi Torino-Juventus u mbyll 2-2.
‘Për fat të keq rezultati nuk mund të ndryshohet më. Kur humbet 5 ndeshje në shtëpi siç bëmë ne, 4 nga të cilat në fazën e dytë, e meriton këtë pozicion-tha Allegri pas përfundimit të ndeshjes-sonte pas avantazhit 1-0 u shkrimë pak se menduam se e morëm rezultatin që donim, u mbrojtëm keq dhe i lamë hapësira Cagliarit. Ishim shumë pasivë te golat e pësuar’.
Pak fjalë dhe shumë zhgënjim për trajnerin livornez të Milanit.
‘Më vjen shumë keq dhe jam i zemëruar-shtoi Allegri-mbetëm jashtë dhe pasi e vumë situatën në vijë pas ndeshjes me Genoan, nuk e prisnim një rezultat të tillë. Futbolli është i tillë edhe sporti. Për fat të keq, me shumë hidhërim duhet të pranojmë këtë verdikt. Djemtë nuk kam për çfarë t’i qortoj; çfarë kishin e dhanë në fushë për gjatë gjithë vitit’.
Cilat ishin shkaqet për mosarritjen e objektivit, zonën Champions?
‘Nuk e di, por është e sigurt se unë gabova diçka në këto 6 humbje-tha Allegri-arritëm në fund dhe do të bëjmë vlerësimet e nevojshme. Rezultain anon nga njëra anë apo tjeter, por do të duhet të jemi shumë të kthjellët që të mos bëjmë gabime në gjykim’.
Top Channel